Skip to main content

Kompanitë tona të shkollimit dhe aftësimit profssional në Brandenburg

Në hartën interaktive do të shihni cilat institucione ofrojnë vende të shkollimit dhe aftësimit profesional për ju. . Më poshtë në këtë faqe, mund të gjeni informacione më të hollësishme për të gjitha institucionet dhe ofertat e tyre.

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
Kompania e shkollimit dhe aftësimit profesional
Shkollë e infermierisë
Vendi i punës

Treuenbrietzen

Kujdesi shëndetësor/infermieria në Treuenbrietzen

Mirësevini në një nga spitalet më të bukura në Brandenburg. Treuenbrietzen është një qytet i vogël me qendër historike, jo larg nga Potsdam dhe Berlin. Ne ofrojmë 5 vende të shkollimit dhe aftësimit profesional çdo vit, me fillim në datën 1 tetor.

Në shkollën e kujdesit të drejtuar nga familja, do të merrni kujdes të shkëlqyer, dhe në të njëjtën kohë, punonjësit e spitalit dhe qytetit do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë në Treuenbrietzen. Menaxheri ynë i mirëseardhjes do t’ju udhëheqë gjatë javëve të para derisa të ndiheni rehat dhe në shtëpi me ne…

Kompania e shkollimit dhe aftësimit profesional
Shkollë e infermierisë
Shkolla e e kujdesit shëndetësor në Kampusin Familjar Klettwitz
Vendet e punës
Senftenberg

Klettwitz

Lauchhammer

Kujdesi shëndetësor/infermieria në Niederlausitz

Në mes të Liqenit Lausitzer, gjenden spitale të Klinikums Niederlausitz. Në qytetin universitar Senftenberg, me liqenin e madh me të njëjtin emër dhe zonën e rekreacionit, mund të jetohet shumë mirë.

Klinikat SANA ofrojnë deri në 6 vende të shkollimit dhe aftësimit profesional në datat dhe 1 prill.

Shkolla e e kujdesit shëndetësor në Kampusin Familjar ofron një atmosferë të ngjashme me universitetin në mes të natyrës.

Kompania e shkollimit dhe aftësimit profesional
Shkollë e infermierisë
Vendet e punës
Altlandsberg

Berlin

Përkujdesia ndaj të moshuarve në Strausberg

Qyteti i vogël Altlandsberg ndodhet rreth 45 minuta larg qendrës së Berlinit, në periferi të qytetit. Atje do të punoni në një institucion të ri dhe të drejtuar në mënyrë familjare për përkujdesjen e të moshuarve. Çdo vit ofrohen 3 vende të lira për Ausbildung për 1.Tetor dhe 1.Prill

Shkolla e infermierisë ndodhet në Berlin-Charlottenburg, në zemër të kryeqytetit të gjermanisë.

Kompania e shkollimit dhe aftësimit profesional
Shkollë e infermierisë
Vendi i punës

Beelitz-Heilstätten

Kujdesi shëndetësor/infermieria në Beelitz

Mirësevini në vendpushimin në Beelitz-Heilstätten. Klinika ndodhet në mes të pyjeve, vetëm disa minuta larg qytetit të vogël Beelitz. Beelitz është i njohur për spargel-in më të mirë në Gjermani. Nëpërmjet autostradave, ka vetëm një rrugë të shkurtër drejt Berlinit dhe Leipzigit.

Klinika po kërkon çdo vit 6 vende për shkollim dhe aftësim profesional për të rinjë, të cilët do të fillojnë më 1 tetor dhe 1 prill.

Aftësimi teorik zhvillohet në Akademinë e vetë kompanisë. Në konviktin e tyre të veçantë, ju nuk do të jeni kurrë vetëm, sepse do të jeni bashkë me të rinjë të tjerë.

Nga viti 2026 ofrojmë nga dy vende të lira për Ausbildung në drejtimin e fizioterapisë për 1.prill dhe 1.tetor.

Kompania e shkollimit dhe aftësimit profesional
Shkollë e infermierisë
Vendet e punës
  • Oranienburg
  • Hennigsdorf

Infermieri në Oranienburg dhe Hennigsdorf

Rajoni Oberhavel kufizohet në veri me Berlinin dhe ofron shumë liqene dhe zona relaksimi. Klinika Oberhavel ju ofron 5 vende të lira të shkollimit dh aftësimit profesional çdo 1 tetor dhe 1 prill.

Shkolla e kujdesit shëndetësor gjendet në Oranienburg. Edhe qyteti, si dhe vendi i dytë i klinikes në Hennigsdorf, janë të lidhur me Berlinin përmes trenit S-Bahn.

Kompania e shkollimit dhe aftësimit profesional
Shkollë e infermierisë
Vendet e punës
  • Nauen
  • Rathenow

Kujdesi shëndetësor/infermieria dhe kujdesi ndaj të moshuarve in Havelland

Në Havelland rrjedh lumi më i madh i Brandenburgut, Haveli. Havellandklinikum ju ofron çdo vit për fillimin e Ausbildung me 1.tetor dhe 1.prill nga 6 vende të lira, 3 vende nga ato janë për kujdesin spitalor dhe 3 prej tyre për qendrën e vendbanimit dhe të përkujdesjës.

Shkolla e kujdesit shëndetësor ndodhet në Nauen, afër Berlin-Spandau. Pas përfundimit të suksesshëm të Ausbildung mund të punoni si infermier i përgjithshëm apo edhe si përkujdesës ndaj të moshuarve (stacionar apo ambulantiv).

Kompania e shkollimit dhe aftësimit profesional
Shkollë e infermierisë
Vendi i punës

Wandlitz

Bernau

Perspektivat në rehabilitimin dhe kujdesin geriatrik

Wandlitz është vetëm disa kilometra në verilindje të Berlinit. Klinika e Brandenburgut, një nga objektet më të mëdha të rehabilitimit në vend, ndodhet atje.

Këtu dhe gjithashtu në objektet e kujdesit geriatrik, grupi i kompanive Michels ju ofron deri në 6 pozicione trajnimi për t’u bërë specialist i infermierisë.

Ju mund të mësoni në Bernau, në shkollën e infermierisë së Michels Kliniken – me një lidhje S-Bahn me Berlinin.

Kompania e shkollimit dhe aftësimit profesional
Shkollë e infermierisë
Kampusi familjar Lausitz Shkolla e mjekësisë CTK
Vendi i punës

Finsterwalde

Klettwitz

Cottbus

Infermieri dhe përkujdejse ndaj të moshuarve në qytetin e këngëratëve Finsterwalde

Qyteti i këngëtarëve Finsterwalde është ndoshta një nga qytetet më të bukura të vogla të Brandenburgut. Ne ofrojmë në një atmosferë familjare dhe miqësore, nga 3 vende për Ausbildung çdo 1 tetor dhe 1 prill të çdo viti. Ndërmarrjet për Ausbildung janë Klinika Elbe-Elster dhe institucionet për të moshuarit “Albert Schweitzer”.

Pjesa teorike e aftësimit gjatë Ausbildung realizohet në shkollën e infermierisë në Klettwitz dhe Cottbus

Kompania e shkollimit dhe aftësimit profesional
Infermieri me zemër
Shkollë e infermierisë
Kampusi familjar Lausitz

Vendi i punës

Hohenbocka

Senftenberg

Klettwitz

Kujdes për të moshuarit në cepin më jugor të shtetit të Brandenburgut.

Afër qytetit universitar Senftenberg ndodhet Hohenbocka dhe partneri ynë i projektit më jugor, Infermieri me zemër. Në këtë ndërmarrje familjare, do të punoni në kujdesin ambulator dhe stacionar gjatë ditës, bashkë me rreth 50 kolegë dhe kolege. Këtu kërkojmë 2 nxënës për Ausbildung që nga 1 shtatori.

Pjesën teorike gjatë Ausbildung do ta mësoni në kampusin familjar në Lausitz.

Kompania e shkollimit dhe aftësimit profesional
Shkollë e infermierisë
Vendi i punës

Beeskow

Eisenhüttenstadt

Të mësosh dhe të jetosh në mes të Oder dhe Spree

Spitali Oder-Spree në Beeskow, rreth 45 minuta larg Berlinit, ndodhet në një rajon të njohur turistik – zona e liqeneve Oder-Spree. Kështu, ju do të jetoni atje ku të tjerët shkojnë për pushime.

Ne ofrojmë në spitalin komunal tre vende për Ausbildung çdo 1 shtator të çdo viti.

Shkolla për infermieri ndodhet në Eisenhüttenstadt, pranë lumit Oder, dhe është një institucion shumë i njohur dhe modern.

Kompania e shkollimit dhe aftësimit profesional
Shkollë e infermierisë
n.n.
Vendi i punës

Luckenwalde

Großbeeren

Kujdesi për të moshuarit në jug të Berlinit

Kryqi i Kuq Gjerman (DRK) drejton disa institucione të kujdesit për të moshuarit, si stacionar ashtu edhe ambulator, në jug të Berlinit. Këtu ofrojmë dy vende për Ausbildung që nga 1 shtatori.

Do të mbështeteni nga përkujdesës profesional shqiptarë që tashmë punojnë te DRK, të cilët do t’ju ndihmojnë si në aspektin profesional ashtu edhe në adaptimin tuaj në rajon.

Na pyesni!

Na kontaktoni dhe zbuloni se si funksionon programi ynë dhe si ju ndihmojmë të përfitoni nga mundësitë tuaja në Gjermani.

© 2025 Shkollimi dhe aftësimi profesionale në Brandenburg