Përgjegjësia jonë sociale
Projekti ynë ka për synim t’i sigurojë të rinjëve një edukim të mire. Prandaj ne ju drejtohemi njerëzve në regjione me papunësi të lartë të të rinjëve. Një shkollim dhe aftësim i mirë profesional, si dhe një mundësi e mirë fitimi më pas, janë gjithmonë më të mira se migrimi i parregulluar dhe perspektiva e punëve të thjeshta të pakualifikuara me paga të dobëta.
Investimi në edukim/arsim me kushte të drejta
Shoqëria gjermane financon kostot e shkollimit dhe aftësimit profesional dhe shpërblimin/rrogen prej rreth 100,000 € në tre vjet për çdo të ri që vjen tek ne për t’u shkolluar si specialist i infermierisë. Megjithatë, programi ynë nuk është i lidhur me ndonjë kontratë të fshehtë, që do të thotë se sëcili person mund të braktisë këtë shkollim dhe aftësim profesional në çdo kohë dhe të kthehet në vendin e tij/saj të origjines nëse për ndonjë arsye ai/ajo nuk mund të arrijë ta përfundojë atë te ne.
Ne garantojmë punësimin si infermieror i kualifikuar pas shkollimit dhe aftësimit profesional, por askush nuk është i detyruar ta pranojë këtë ofertë. Këto fakte karakterizojnë një program të drejtë. Duke vepruar kështu, ne fokusohemi qëllimisht në rekrutimin e të rinjve për t’i shkolluar dhe aftësuar ata këtu në Gjermani dhe nuk i largojmë punëtorët e kualifikuar që tashmë janë shkolluar.
Mbështet projektet sociale
Institucionet e përfshira financojnë një projekt social në Kosovë përmes një takse të përgjithshme dhe në të ardhmen edhe në Maqedoninë e Veriut. Për shembull, ne mbështesim organizatën Diakonia në Mitrovicë në punën e saj me personat me aftësi të kufizuara dhe grupet sociale shumë të pafavorizuara.
Kompensimi për ndikimin mjedisor të punës së projektit tonë
Ne po financojmë pemët në Prishtinë për të kompensuar pasojat ekologjike të projektit tonë, të cilat lindin veçanërisht nga fluturimet e institucioneve tona në Ballkan për të zhvilluar diskutime hyrëse dhe të drejtpërdrejta të punës. Për çdo person që udhëton financojmë mbjelljen e një peme për Prishtinë, Mitrovicë, Tetovë, …. Ne preferojmë t’i mbjellim këto pemë në oborret e shkollave dhe çerdheve si dhe në projekte sociale.
Për shembull, një fluturim për në Prishtinë dhe mbrapa shkakton emetime prej rreth 0.48 t dioksid karboni për person. Një pemë e largon këtë sasi të dioksidit të karbonit nga atmosfera në rreth 18-20 vjet. Bazuar në një jetëgjatësi mesatare prej 100 vjetësh, ai ruan 5 herë më shumë karbon sesa lëshon udhëtimi ynë ajror.
Na pyesni!
Na kontaktoni dhe zbuloni se si funksionon programi ynë dhe si ju ndihmojmë të përfitoni nga mundësitë tuaja në Gjermani.